“S’ka k*rvëruar fshehtas”, deklarata e avokatit të mjekut me 4 gra revolton Balliun: Ti po flet për amoralitet!

Shqipëria

“S’ka k*rvëruar fshehtas”, deklarata e avokatit të mjekut me 4 gra revolton Balliun: Ti po flet për amoralitet!

Më: 22 janar 2024 Në ora: 22:57
Alesia Balliu

Rasti i mjekut Dervish Hasi, i cili akuzohet për trafikim dhe pornografi ndaj një 16-vjeçareje, pretendon se ajo është gruaja e tij e katërt, ka përplasur 2 avokatë në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan.

Avokati i tij mbrojtës, Roland Islami thotë se Dervis Hasi ka pasur 4 të dashura, të cilat i quan gra, teksa ka thënë se sipas tij, është më mirë që nuk i ka mbajtur fshehtas.

Nga ana tjetër, avokatja Alesia Balliu është revoltuar nga deklaratat e avokatit Roland Islami, të cilit i ka thënë që po mbështet një kauzë amorale.

Roland Islami: Legjislacioni jonë, Kodi i Familjes në nenin 7 e ka rregulluar bashkëjetesën para noterit, citon: 2 persona mund të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin dhe të vendosin para noterit të drejtat dhe detyrimet që vijnë. I martuar ose i pamartuar…

Blendi Fevziu: Nuk thotë martesë dhe disa bashkëjetesa.

Alesia Balliu: Ti po flet për amoralitet në këtë studio duke dhënë një mesazh shumë të gabuar për shoqërinë.

Blendi Fevziu: Të dashurat nuk ndalohen me ligj, por ai thotë se i ka pasur gra.

Roland Islami: Të dashurat i ka pasur dhe i quan gra.

Alesia Balliu: Nga bashkëjetuese, kalove tek të dashura. Të paktën qëndroji një linje.

Roland Islami: Ku është ndryshimi mes të dashurës dhe bashkëjetueses? Apo se e dashura mbahet fshehtas dhe bashkëjetuesja bëhet publike? Më mirë një kurvëri fshehtas se sa një kurvëri publike?

Alesia Balliu: Ti po mbështet një kauzë amorale.

Roland Islami: Po flasim për gjëra që i ka bërë publike me prindërit, s’ka kurvëruar fshehtas. Ti po legjitimon kurvërinë dhe fsheh gjënë publike.

Alesia Balliu: Prindërit për çfarë e akuzuan? Që është çdo gjë kaq normale sa e bën ti në këtë studio? Po jo pra!

Roland Islami: Është krejtësisht normale përderisa është pëlqimi i të dy palëve në mes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat