Analisti Ben Andoni komenton përplasjet brenda PD-së për përfaqësimin në Reformën Zgjedhore

Shqipëria

Analisti Ben Andoni komenton përplasjet brenda PD-së për përfaqësimin në Reformën Zgjedhore

Më: 24 janar 2024 Në ora: 09:12
Ben Andoni

Analisti Ben Andoni i ftuar në një emision televiziv, tha se Berisha dhe Basha duhet të kishin gjetur një rrugë pragmatiste përballë bllokadës që i ka bërë Rama në lidhje me Reformën Zgjedhore. Sipas Andonit ata duhet të zgjidhnin një person që do të kishte besimin e të gjithë opozitës për t’i përfaqësuar në diskutimet për Reformën Zgjedhore.

Duke vijuar më tej, Andoni theksoi se drejtësia shqiptare duhet të japë vendimin sa i përket legjitimitetit të PD pasi nuk mund të vazhdohet më me një situatë të tillë.

"Rama nuk i trembet askujt dhe ky është lajmi i keq. Mazhoranca po shikon si ta shpartallojë akoma më shumë opozitën dhe nëse kjo nuk arrin të kuptohet nga opozita, atëherë ky është lajmi më i keq.

Rezoluta e PE nuk ka fuqi ekzekutive.

Opozita e ka më shumë të lehtë ta artikulojnë këtë në Bruksel ku theksoj se Brukseli ka fuqi vetëm këshilluese dhe është vetëm ajo që del në raport pas një viti për zhvillimet e vitit 2023-2024. Ajo që mbetet është Kodi Zgjedhor.

Në këtë bllokadë jo të vogël që ka bërë mazhoranca, opozita duhet të gjente rrugë pragmatiste. Berisha dhe Basha duhet t’ia delegonin këtë post një njeriu që kishte besimin e përgjithshëm. Edhe nëse do ishte Alibeaj, t’i adresoheshin të gjitha shqetësimet e përgjithshme e opozitës.

Me kohën që po ngelet, nga 14 mbaroi afati i sugjerimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e Diasporës, por edhe tani në këtë formë që është komisioni bipartizan ka me çfarë të merret, paçka se palët janë të ndara, dhe kjo lidhet me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Mund të fillonte puna dhe brenda atyre opozita të gjente këta elementë racionalë. Shqetësimet t’i delegonin tek një njeri, përveç shqetësimeve të Bashës që artikuloheshin nëpërmjet Alibeaj të ishte dhe pjesa tjetër.

I takon vetë palës shqiptare, faktorit shqiptar që të mendojë realisht që po afrohet afati i zgjedhjeve dhe nga ana tjetër ata duhet të bëjnë punët e tyre ashtu si dhe drejtësia që duhet të bëjë ndarjen e vendimit sa i përket legjitimitetit të PD. Pasi kështu nuk mund të vazhdohet. Të gjitha këto nëse futen në një matricë të përbashkët besoj se ka një zgjidhje."

I pyetur për dëshminë e Berishës në SPAK, Andoni tha:

"Unë nuk besoj që Berisha këtej e tutje do të jetë si Berisha më përpara. E para se Berisha nuk do të ketë më mundësi të jetë në Parlament. E dyta, ajo pjesa e tij që përballet me drejtësinë në këtë lloj forme tregoi dhe cakun e fundit të individëve që nuk e respektojnë drejtësinë. Berisha është vetë një nga iniciatorët bashkë me Ramën, për ngritjen e  140 kartonëve dhe në këtë rast  mendoj se ai jo vetëm duhet të kursehej nga ajo retorikë që përdori, por duhet të ishte më i kujdesshëm në sensin protokollar.", përfundoi Andoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat