“Të rritet mosha për marrëdhënie seksuale”, mjeku shqiptar ngre alarmin: Nuk mundet një vajzë 12-14 vjeç...

Shqipëria

“Të rritet mosha për marrëdhënie seksuale”, mjeku shqiptar ngre alarmin: Nuk mundet një vajzë 12-14 vjeç...

Më: 24 janar 2024 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Gjinekologu Shkëlqim Balili, shpreh shqetësimin se marrëdhëniet me minorene duhet ndaluar me ligj.

Gjinekologu Balili i ftuar në një emision televiziv, thotë se me ligj duhet ndaluar marrëdhënia me te mitura. Sipas tij, këto janë raste alarmante që duhet rregulluar me ligj.

"Të gjithë njerëzit e përparuar duhet ngritur në këmbë për të ndryshuar një ligj i cili është i pakuptimtë dhe nuk përputhet me normat dhe moralin e shoqërisë shqiptare.

Nuk mundet një vajzë 12-14 vjeç, të bëj marrëdhënie seksuale. Ky është një ligj që duhet të ndryshojë me patjetër.

Të rritet mosha deri 18 vjeç, sepse sipas ligjit, mesa kam dëgjuar thuhet që 14 vjeç mund të hysh në një marrëdhënie seksuale.", tha Balili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat