Shpërthen bombola e gazit, lëndohen nënë e bir

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit, lëndohen nënë e bir

Më: 24 janar 2024 Në ora: 23:33
Ilustrim

Një bombol gazi ka shpërthyer për shkak të një defekti dhe si pasojë ka rënë zjarr në një banesë në Fushë Krujë të Shqipërisë.

Mësohet se janë lënduar nënë e bir, të cilët janë dërguar menjëherë në spital, raporton ABC News.

“Më datë 24.01.2024, në lagjen ‘Punëtori’, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombolën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat