Doli në përgjimet e SKYECC, Apeli i GJKKO lë në burg ish-shefin e krimeve Dedan Gjonin

Shqipëria

Doli në përgjimet e SKYECC, Apeli i GJKKO lë në burg ish-shefin e krimeve Dedan Gjonin

Më: 25 janar 2024 Në ora: 10:27
Dedan Gjonin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg  Dedan Gjonin, Rexhep Rapi dhe Algert Rapi.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 25.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 06 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim R.R., A.R., dhe D.Gj., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 139, datë 22.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 139, datë 22.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat