Aksident në Shkodër-Velipojë, ndërron jetë 4-vjeçari

Shqipëria

Aksident në Shkodër-Velipojë, ndërron jetë 4-vjeçari

Më: 25 janar 2024 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

“Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat