Moti merr kthesën e papritur, meteorologu Hakil Osmani parashikon si pritet të jetë koha në fundjavë

Shqipëria

Moti merr kthesën e papritur, meteorologu Hakil Osmani parashikon si pritet të jetë koha në fundjavë

Më: 26 janar 2024 Në ora: 09:43
Hakil Osmani

Meteorologu Hakil Osmani, ka bërë parashikimin e motit për fundjavën. Në të gjithë territorin shqiptar do të vijojë të jetë një mot i qëndrueshëm. Jo vetëm sot por edhe në fundjavë do të ketë intervale të gjata me kthjellime më të dukshme gjatë paradites në Ultësirën Perëndimore.

“Vijon moti i qëndrueshëm të jetë prezent në territorin shqiptar. Jo vetëm ditën e premte, por edhe gjatë fundjavës do të kemi intervale të gjata me kthjellime më të dukshme që do të jenë gjata paradites në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore pritet të kemi shfaqje të vranësirave që do të sjellin herë pas herë mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara dëborë në skajin verior dhe verilindor. Reshjet do të jenë në sasi shumë më të pakta.

Sot edhe nesër temperatura e ajrit mbeten të larta, sot edhe nesër maksimumet do të regjistrohen në Ultësirën Perëndimore ditën e shtunë. Nëse flasim për ditën e diel do të kemi rënie të menjëhershme të temperaturave të vlerave të ajrit. Vlerat minimale do të zbresin në -2 apo -3 gradë ndërsa maksimumet jo më shumë 15 gradë celsius në Ultësirën Perëndimore.

Sa i përket kushteve të atmosferike për vendet e rajonit, do të jenë të qëndrueshme. Ndërsa nesër do të ketë vranësira të shpeshta. Në Kosovë do të krijohet mundësia për reshje dëbore. Maqedonia e Veriut në pjesën më të madhe të saj, sot dhe në fundjave mbetet me mot të qëndrueshëm, por në zonat veriore, vranësirat do të sjellin reshje dëbore”, ka thënë meteorologu Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat