Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë? Basha: Hajdutllëk, grabitje që do t’i bëhet qytetarëve!

Shqipëria

Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë? Basha: Hajdutllëk, grabitje që do t’i bëhet qytetarëve!

Më: 26 janar 2024 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet në lidhje me një plan të qeverisë që autostrada Tiranë-Durrës mund të bëhet me pagesë. Basha u përgjigj shkurt, “hajdutllëk”, ndërsa tha se kjo bëhet për të fshehur grabitjen që do ti bëhet qytetarëve shqiptarë.

Sipas tij, nga ana e Partisë Demokratike tha se kjo do t’i nënshtrohet një ekspertizë, por theksoi se nuk do të ketë interes për qytetarët, por vetëm për një grusht njerëzish.

“Hajdutllëk, sepse kjo autostradë është provuar prej 30 vitesh që është arteria kryesore, praktikisht është kthyer në një rrugë urbane mes Tiranës dhe Durrësit. Kjo bëhet thjesht e vetëm për të fshehur grabitjen që do ti bëhet qytetarëve sepse shikohet që ky aks ka lëvizje të madhe

Planet që deri tani kanë deklarata mediatike  do ti nënshtrohen ekspertizës tonë dhe qëndrimeve tona. Kjo bëhet me zero interes për qytetarët dhe bëhet për interesin e pak xhepave”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat