Skandali i mjekut, Avokati i Popullit kërkon ndryshime ligjore në Kodin e Familjes

Shqipëria

Skandali i mjekut, Avokati i Popullit kërkon ndryshime ligjore në Kodin e Familjes

Më: 26 janar 2024 Në ora: 18:51
Mjeku kirurg Dervish Hasi

Nisur nga rasti i shfrytëzimit të një të miture nga mjeku 42-vjeçar Dervish Hasi, Avokati i Popullit ka rekomanduar ndryshime ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal për të hequr të gjitha përjashtimet ligjore që lejojnë martesat nën 18 vjeç apo abuzimit me të mitur.

Avokati i Popullit kujton detyrimin e shtetit dhe institucioneve për të garantuar një mjedis të sigurt dhe për të edukuar fëmijët mbi të drejtat e tyre, teksa përcjell një apel të fortë për hetimin objektiv të rastit dhe ndëshkimin e autorit të mundshëm.

Mjeku kirurg Dervish Hasi, i cili u arrestua disa ditë më parë akuzohet nga prokuroria për veprat penale të pornografisë dhe marrëdhënies seksuale me të mitura.

Në dëshminë e saj të dhënë përpara hetuesve, e mitura ka pranuar lidhjen me mjekun dhe ka thënë se marrëdhëniet seksuale janë kryer me konsensus në banesën e tij, pasi ajo mbushi 16-vjeçe.

Në dosje vajza pohon se është njohur me mjekun në moshën 14-vjeçare dhe pasi kanë komunikuar kanë filluar ta pëlqejnë njëri-tjetrin. Ajo shton se është martuar me mjekun nga një hoxhë sipas një dokumenti të quajtur NIKAH.

Ajo shton se është besimtare myslimane dhe sipas saj mashkullit i lejon feja të ketë disa gra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat