Përvjetori i krijimit të shoqatës “Çamëria”, Idrizi: Gjenocidi nuk harrohet!

Shqipëria

Përvjetori i krijimit të shoqatës “Çamëria”, Idrizi: Gjenocidi nuk harrohet!

Më: 27 janar 2024 Në ora: 13:04
Shpëtim Idrizi

Në 33-vjetorin e krijimit të shoqatës “Çamëria”, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi gjatë fjalës së tij tha se çështja Çame është me rëndësi kombëtare, duke shprehur mirënjohje për personat që e krijuan këtë shoqatë.

Ai shtoi se gjenocidi ndaj komunitetit çam nuk harrohet dhe se përkujtimi i saj është beteja kundër harresës.

“Duhet të jesh çam që ta kuptosh sesi jeta jote shënjohet që kërthi dhe kur rritesh, nga historitë e dhimbshme për një nga gjenocidet të pashembullt në histori që këtë vit mbush 80 vjet.

80 vjet me breza që trupin e kanë në Shqipëri e kokën në Çamëri, Dikush do të thotë shumë vite kanë kaluar: Do perifrazoj këtu një burrë që para disa ditësh e pyetën në Kosovë për masakrën e Recakut, ku në 15 Janar të vitit 1999 u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të Kosovës. Kur i thanë që kanë kaluar 25 vjet nga kjo masakër e si ndjehesh ai u përgjigj: Masakra nuk Plaket !

E pra gjenocidi nuk harrohet, ta harrojnë ata që mendojnë që ne do të harrojmë e ne do të lodhemi. Përkujtimi i Gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë është hapësira e betejës sonë kundër harresës, sepse duhet ti kujtojmë te gjithëve që tragjedi të tilla njerëzore të mos përsëriten më” tha Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat