I fundit i kovaçëve/ Jani Miçi: Gjysmë shekulli me këtë zanat, kërkesa dhe nga jashtë Shqipërisë

Shqipëria

I fundit i kovaçëve/ Jani Miçi: Gjysmë shekulli me këtë zanat, kërkesa dhe nga jashtë Shqipërisë

Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:51
Jani Miçi

DROPULL- Jani Miçi është i fundit në zonën e minoritetit grek, në bashkinë e Dropullit, i cili ushtron zanatin e kovaçit. Sot ai ka kaluar te 70-at, por mban gjallë një mjeshtëri dikur shumë të kërkuar.

E nisi zanatin rreth moshës 20-vjeçare dhe e vijoi gjatë shërbimit ushtarak që e kreu në Vlorë, ku punonte edhe si saldator. I mbetur fillikat, ai vazhdon të plotësoje kërkesat që i vijnë nga klientë të ndryshëm, jo vetëm nga rajoni jugor por edhe nga vende jashtë kufijve të Shqipërisë. Ky zanat, thotë Jani është i vështirë sepse kërkon forcë fizike, e kjo e fundit shprehet se po i shteron.

Të vetmit ndihmës ka nipin e tij, edhe ai në moshë madhore, si dhe një bashkëfshatar, i cili i gjendet pranë vetëm në ato pak momente kur ka kohë të lirë.

Është një zanat që mundëson të ardhura të mira, por asnjë i ri nuk ka dëshirë të mësojë dhe ushtrojë. Zanati i kovaçit është një tjetër mjeshtëri që për fat të keq po humbet e po i shtohet listës të zanateve që po shuhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat