Merr flakë në ecje automjeti në aksin Lushnjë-Fier

Shqipëria

Merr flakë në ecje automjeti në aksin Lushnjë-Fier

Më: 28 janar 2024 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin Lushnjë-Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, dhe paraprakisht dyshohet se për shkak të një shkëndije në sistemin elektrik.

Automjeti me drejtues shtetasin A. A., si pasojë ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat