Kreu i ARRSH-së: Aksi Tiranë-Durrës nuk do të jetë me pagesë, tuneli në Llogara hapet në qershor

Shqipëria

Kreu i ARRSH-së: Aksi Tiranë-Durrës nuk do të jetë me pagesë, tuneli në Llogara hapet në qershor

Më: 28 janar 2024 Në ora: 22:25
Evis Berberi

Drejtori i ARRSH Evis Berberi u shpreh se çfarë do të ndodhë me pagesën e aksit rrugor Tiranë-Durrësit nga ana e qytetarëve.

Ai tha se punimet për këtë aks rrugore kaq të rëndësishëm do të kryhen jashtë trupit të rrugës dhe se nuk do të bllokohet rruga për kalimtarët.

Berberi: Politika e qeverisë në vitet e fundit jemi fokusuar në arteriet kryesore. Politika është që t’i japim frymëmarrje vendit me akset kryesore, pastaj akset e tjera. Tiranë-Durrës është një histori e vjetër. Aty u pa se mund të kishim një infrastrukturë me moderne. Për shkak të intensitetit të zhvillimit në atë zonë, nga një numër për 30 mijë mjete, në pikun e sezonit ishin mbi 90 mijë mjete. Rreth 40 mijë mjete do ta marrin trafikun përmes aksit Adriatik-Jonian.

Punimet do të kryhen jashtë trupit të rrugës. Nuk do të bllokohet rruga për kalimtarët. Si projekt do ta lançojmë garën në muajin mars dhe në maj të kemi filluar punimet. Është aluduar për pagesën, por nuk do të ketë pagesë për këtë, por nuk do të ketë tarifë. Ajo gjë që i referohen është studimi i fizibilitetit të urës së Ndroqit. Ndërkohë në qershor do të hapet edhe tuneli i Llogarasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat