Pedagogia myslimane: Vajza ime 9-vjeçe do shaminë, ia kam hequr disa herë

Shqipëria

Pedagogia myslimane: Vajza ime 9-vjeçe do shaminë, ia kam hequr disa herë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 10:19
Pedagogia Malvina Tafçiu

1 shkurti është Dita Botërore e Hixhabit. Dita Botërore e Hixhabit u krijua me sugjerimin e studentes Nazma Khan nga Nju Jorku, e cila donte të inkurajonte gratë jomyslimane që të përjetonin veshjen e hixhabit për një ditë.

Ajo vendosi për këtë veprim pasi përjetoi shqetësime të shumta në Nju Jork pas sulmit terrorist në vitin 2001, sepse ajo mban një hixhab.

Pedagogia Malvina Tafçiu tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, tha se shaminë ka dëshirë ta vendosë dhe vajza e saj në moshën 9-vjeçare.

Mes tjerash ajo shtoi se deri më tani nuk e ka lejuar të bijën të bëjë një gjë të tillë, pasi është shumë e vogël për përgjegjësi të tilla.

“E shoh një dëshirë të saj për ta vendosur shaminë, madje e them pa hezitim që kam qenë unë ajo që ia kam hequr disa herë. E kam kthyer mbrapa nga shkolla, nga kursi sepse asaj i pëlqen shumë. Ajo duhet të jetë e ndërgjegjshme për veprimet që merr. Është shumë e vogël për të marrë këtë lloj hapi kaq madhor dhe për të mbajtur këtë përgjegjësi”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat