Pedagogia: E vendosa hixhabin kur isha 28 vjeçe, familja kundër edhe sot

Shqipëria

Pedagogia: E vendosa hixhabin kur isha 28 vjeçe, familja kundër edhe sot

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 10:23
Pedagogia Malvina Tafçiu

1 shkurti është Dita Botërore e Hixhabit. Dita Botërore e Hixhabit u krijua me sugjerimin e studentes Nazma Khan nga Nju Jorku, e cila donte të inkurajonte gratë jomyslimane që të përjetonin veshjen e hixhabit për një ditë.

Ajo vendosi për këtë veprim pasi përjetoi shqetësime të shumta në Nju Jork pas sulmit terrorist në vitin 2001, sepse ajo mban një hixhab.

Pedagogia Malvina Tafçiu tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se e ka vendosur hixhabin kur ishte 28 vjeçe, edhe pse prindërit ishin kundër këtij vendimi dhe vijojnë të mendojnë njësoj.

“Për mua ka qenë e papritur, spontane, kam qenë 28 vjeç, kam pasur një kusht nga prindërit që duhet të mbaroja shkollën dhe pasi gjeta bashkëshortin si mbështetje… Prindërit nuk kanë qenë dakord dhe nuk janë ende dakord për shkak të stigmatizimeve që ka ndaj nesh në shoqëri. Unë nuk mund të them që shamia më ka penguar, por kam plot raste në botën akademike që janë stigmatizuar. Madje më kanë prishur punë, në një vend pune më kanë thënë që po  të ishe pa shami do të merrja”,  tregoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat