Gjyqi për Belerin, flet dëshmitari i fundit - Mbështetësit mblidhen në GJKKO

Shqipëria

Gjyqi për Belerin, flet dëshmitari i fundit - Mbështetësit mblidhen në GJKKO

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 12:55
Fredi Beleri.

Ka nisur të mbahet në ambientet e GJKKO seanca në themel për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Në seancën e kësaj të enjteje janë paraqitur si zakonisht dhjetëra familjarë dhe mbështetës të Belerit.

Sakaq në gjyq pritet të dëshmojë dëshmitari i fundit i kërkuar nga mbrojtja, përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ai do të pyetet mbi dëshminë e penalitetit të Belerit për të cilën ky i fundit ka pretenduar se është falsifikuar.

Në seancën e fundit dëshmuan kancelarët Prokurorisë dhe Gjykatës së Vlorës të cilët nuk ishin në gjendje të shpjegonin pse çertifikata e Belerit kur u arrestua doli i dënuar pasi ai është i rehabilituar dhe më herët ka disponuar një dëshmi penaliteti të tillë.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi akuzohen për veprën penale të shit-blerjes së votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat