A ia dha dosjen e inceneratorëve Ilir Metës dhe Ambasadës Amerikane? Ja si përgjigjet Arben Ahmetaj

Shqipëria

A ia dha dosjen e inceneratorëve Ilir Metës dhe Ambasadës Amerikane? Ja si përgjigjet Arben Ahmetaj

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 22:25
Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj është shprehur se janë teori konspirative zërat se i ka dorëzuar Ilir Metës dhe Ambasadës Amerikane dosjen e inceneratorëve, dhe tha se është përdorur nga kryeministri Edi Rama për të gjetur një ‘kokë turku’ për t’i vënë tapën çështjes.

Ahmetaj tha në një intervistë për Syri.Tv tha se kur e dëgjoi një gjë të tillë e mori me shaka duke thënë se dosja ishte publike pasi ishte pjesë e një hetimi të KLSH.

“Teoria e konspiracionit se unë kam dorëzuar dosjen te Ilir Meta dhe Ambasada Amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj Belinda Balluku dhe nuk e besoj se Edi Rama e ka besuar se është më i zgjuar se kaq. Këtë e ka besuar Lefter Koka dhe Mirel Mërtiri, dosja dihet publikisht ka qenë pjesë e hetimit të KLSH, por kjo u përdor si justifikim për të gjetur kokën e turkut.

Koka e turkut ishte një njeri mik me Mirel Mërtirin. Por ky njeri nuk ka marrë pjesë në procedura, nuk ka firmosur. Ca na duhet se nuk ka firmosur? Ne do ta ndërtojmë goditjen e këtij njeriu dalëngadalë, në mënyrë që nxjerrja në pritë politike të kthehet në vrasje juridike. Dhe cilat janë hapat?  Filloi gjithë tymnaja ka dhënë apo jo dosjen. Unë nuk e mora seriozisht. Rama nuk e ka besuar, por e ka përdorur kundër meje, për t’i vënë tapë kësaj çështjeje”, tha Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat