“Sterilizimi”, Ilir Beqaj paraqitet sërish në SPAK

Shqipëria

“Sterilizimi”, Ilir Beqaj paraqitet sërish në SPAK

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 09:48
Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje nga Policia Gjyqësore e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Beqaj po hetohet nën masë sigurie “detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit” për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike, vepra penale të kryera në bashkëpunim.

Vendimi i firmosur nga gjyqtari Erjon Bani erdhi pas hetimit për çështjen e sterilizimit dhe u mor 16 Nëntorin e 2023-shit. Që atëherë, Beqaj është paraqitur çdo të premte para Policisë Gjyqësore.

Masa ndaj Beqajt, erdhi pasi Gjykata e Posaçme, i sugjeroi prokurorisë të shtrinte hetimet për koncesionin e sterilizimit edhe mbi përgjegjësitë e 6 personave të tjerë, duke përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë, ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani si dhe për katër komisionerë të prokurimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat