Vodhi ushqime dhe pajisje ektroshtëpiake në një banesë, arrestohet 64-vjeçari

Shqipëria

Vodhi ushqime dhe pajisje ektroshtëpiake në një banesë, arrestohet 64-vjeçari

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Një 64-vjeçar është arrestuar nga policia e Memaliajt, pasi u ndalua në flagrancë duke vjedhur një banesë në fshatin e Kalivaçit.

Shtetasi M.H, vodhi produkte ushqimore dhe disa pajisje elektroshtëpiake në banesën e një bashkëfshatari të tij të moshës 67-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 64 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake dhe produkte ushqimore, në banesën e një 67-vjeçari, në fshatin Kalivaç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu policia e Memaliajt bën me dije se u referuan në Prokurori materialet, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., banues në fshatin Gllavë, pasi në vendin e quajtur “Tre çukat e Gllavës”, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat