Banorët i vunë flakën kodrës në Kavajë teksa tentonin të digjnin shkurre, forcat e zjarrfikëses vështirësi për të ndërhyrë

Shqipëria

Banorët i vunë flakën kodrës në Kavajë teksa tentonin të digjnin shkurre, forcat e zjarrfikëses vështirësi për të ndërhyrë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 16:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në lagjen nr 4 në Kavajë, në afërsi të vendit të quajtur Kodra Ali Beut.

Gazetari Roland Karameta, bën me dije se disa persona kanë tentuar që t’i vënë flakën disa shkurreve, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit i favorizuar nga era e fortë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po përpiqen për të vënë situatën në kontroll.

Por terreni është malor duke u vështirësuar punën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat