Kabujt e linjës së mesme të energjisë i rrezikonin jetën prej 1 viti. Ndërhyn Fiks Fare, OSHEE i largon

Shqipëria

Kabujt e linjës së mesme të energjisë i rrezikonin jetën prej 1 viti. Ndërhyn Fiks Fare, OSHEE i largon

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 21:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa ditë më parë në Fiks Fare u transmetua një video e një qytetari nga rruga OSBE në Kamëz.

Ai ankohej se në ballkonin e shtëpisë së tij kishin rënë kabujt e linjës së mesme të shpërndarjes së energjisë. I është drejtuar në gusht të vitit të kaluar kujdesit të klientit me një kërkesë për spostimin e tyre, pasi përbëjnë një rrezik shumë të madh.

Është drejtuar disa herë pranë zyrës së teknikës së OSHEE që kap zonën ku banon, por asnjë zgjidhje. Madje ka komunikuar personalisht edhe me inxhinierin përgjegjës sërish pa zgjidhje.

E vetmja mundësi ankimi që i kishte mbetur Lek Palucës ishte Fiks Fare.

“Unë sa herë kaloj në ballkon do prek kabujt, se janë aq ulët sa gati mund t’i përdorë si varëse rrobash. Frika ime është se nëse ndodh ndonjë shkëndijë këtu bie flaka dhe çdo gjë bie në rrymë”, shpjegon Paluca.

Ai pohon se është ankuar disa herë në zyrat e kujdesit të klientit në OSHEE, por vetëm e kanë përcjell sot pas një viti ende nuk është marrë asnjë masë. Ai i drejtohet edhe njëherë zyrave të OSHEE-së në Kamëz ku e informojnë se kërksesa është çuar në zyrën e teknikës dhe se duhet të komunikojë me ta për spostimin e linjës. Qytetari i drejtohet dhe kësaj zyre po edhe aty merr përgjigjen nga punonjësi që do ia dorëzojë ankesën inxhinierëve të terrenit për të marr masa.

Në këto kushte Fiksi i drejtohet zyrave te OSHEE-së në Kamëz ku takohet me inxhinierin Mateo Gjini i cili është përgjegjës për Kamzën dhe i njëjti që Leka ka kontaktuar personalisht për problemin plot dy herë. Gazetarët nuk e gjejnë në zyrë fillimisht, por më vonë i vënë në dijeni edhe nga kolegët ai takon gazetarët e Fiksit. Gjatë kësaj kohe inxhinieri duke u venë në dijeni për problematikën kishte shkuar të shihte nga afër problemin në banesën e Lekës. Gjë të cilën ua shpjegojë edhe gazetarëve duke u thënë që nuk ka dashur ta sorollas qytetarin, por nga fluksi i punës mund t’i kishte dalë nga mendja. Kërkesa e Lekës ishte bërë që në gusht por duhej Fiksi që të vinte në lëvizje inxhinierin i cili i tha Fiksit se brenda disa ditëve do të zgjidhej situata. Por nuk zgjati disa ditë, por menjëherë të nesërmen një grup punë i OSHEE-së u paraqit pranë banesës së Lëkës dhe vendosi një shtyllë dukë spostuar linjën në të.

Pas zgjidhjes së problemit Leka falenderoi Fiks Fare, që problematikën e tij 1 vjeçare e zgjidhi në kohë rekord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat