Ilir Meta reagon pas deklaratave të Arben Ahmetajt: S’pranoi të ishte kokë turku! Është kërcënuar me jetë

Shqipëria

Ilir Meta reagon pas deklaratave të Arben Ahmetajt: S’pranoi të ishte kokë turku! Është kërcënuar me jetë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 13:42
Ilir Meta dhe Arben Ahmetaj

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia, duke u shprehur se ish-zyrtari i lartë i PS-së “s’pranoi të ishte kokë turku zgjodhi atë rrugë”, duke shtuar se “është kërcënuar me jetë”.

“Ahmetaj nuk pranoi që të ishte kokë turku dhe prandaj zgjodhi atë rrugë por që më mendimin tim ishte i gabuar por është kërcënuar me jetë”, u shpreh Meta nga Korça.

Kreu i PL-së shtoi se nuk ka pasur “raport të veçantë” me Arben Ahmetajn, duke shtuar se me kryeministri Rama ka pasur në të kaluarën raporte të afërta.

Meta deklaroi se ish-zv.kryeministri s’është akuzuar për shkeljet që ka bërë, por thekson se “është dënuar në mbledhjen e Kryesisë së PS me shprehjen që këtu nuk e them dot”, referuar deklartës së Ahmetajt se Rama iu drejtua duke thënë “Kush prish unitetin, do e çoj në të sëmës.”

“Ai e tha për të qëndruar besnik i të vërtetës që ka ndodhur në mbledhjen e kryesisë”, u shpreh Ilir Meta.

“Është në traditën e partisë të Dushan Mugoshës dhe Ballkanit të Hapur që armiqtë e brëndshëm ti shpalli duke i damkosur në shërbim të dikujt tjetër. Nga ajo intervistë u kuptua qartë që nuk është akuzuar Ahmetaj nga shkeljet që ka bërë në një mënyrë të pavarur, por që ka dënuar në radhë të parë në mbledhjen e kryesisë së partisë me atë shprehjen që këtu nuk e them dot por ai e tha për të qëndruar besnik i të vërtetës që ka ndodhur në mbledhjen e kryesisë.

Unë nuk kam patur asnjë raport të vecantë me këtë zotri, me Ramën në të kaluarën kam pasur raporte të afërta.

Për inceneratorët se çfarë thotë sot Ahmetaj ju e dëgjuat vetë por unë për inceneratorët kam folur prej kohësh, kam bërë kallëzime, disa prej atyre që janë dënuar janë pikërisht nga ato fakte.

Ahmetaj nuk pranoi që të ishte kokë turku dhe prandaj zgjodhi atë rrugë por që më mendimin tim ishte i gabuar por është kërcënuar me jetë.

Nuk është gjë e re ajo që ka thënë por vjen si e re pasi dëshmoi nr 2 i qeverisë për 10 vite i cili bëri të qartë që nuk kishte rol edhe në mendimin tim për këtë cështje ai mund të jetë i fundit, kryeministri dhe kryetari i bashkisë janë të parët”, u shpreh Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat