Nga Big Basta me djalin e tij te Luiza Gega, personazhet e njohur i bashkohen fushatës së bashkisë për mbjelljen e pemëve në Tiranë

Shqipëria

Nga Big Basta me djalin e tij te Luiza Gega, personazhet e njohur i bashkohen fushatës së bashkisë për mbjelljen e pemëve në Tiranë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 10:15
Foto nga takimi

Personazhet e njohur shqiptarë i janë bashkuar fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.

Artisti i njohur, Big Basta i shoqëruar nga djali i tij, Lian kanë mbjellë disa fidanë bashkë me ekipin e Bashkisë së Tiranës. Fushatës i është bashkuar edhe sportistja e njohur Luiza Gega.

Më herët kësaj nisme iu bashkua edhe aktorja e njohur Olta Gixhari me djalin e saj Amar.

Bashkia e Tiranës do të vijojë me fushatën e saj për shtimin e gjelbërimit edhe këtë vit, ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj ka bërë thirrje shkurti të kthehet në një muaj mobilizimi masiv për mbjelljen e pemëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat