Sidi Hasanaj zbulon se çfarë po përgatit kreu i PD

Shqipëria

Sidi Hasanaj zbulon se çfarë po përgatit kreu i PD

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 13:06
Sidi Hasanaj

Sidi Hasanaj, anëtar i këshillit kombëtar të PD tha në një intervistë për Euronews Albania se programi elektoral i PD zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha për zgjedhjet e 2025 është kryesisht ekonomik, i orientuar në çështjen e pronave.

Ai tregoi se ky program është formësuar nga ekspertët më të mirë të ekonomisë në vend dhe ka kaluar në filtrin e CDU CSU gjermane.

“Program është formësuar nga ekspertët më të mirë analitik, mes tyre Selami Xhepa dhe  Zef Preçi që janë njerëzit më analitikë të ekonomisë së tregut. Janë thirrur nga diaspora ekspertë shqiptarë shumë të mirë, por para se t’i prezantohet publikut ka kaluar në filtrin e CDU CSU që kanë eksperiencë shumë më të madhe.

Basha në ambasada nuk qan, për këtë e admiroj dhe e adhuroj, ka dokumentuar aferat më kriminale të këtij vendi nga oligarkët”, tha Hasanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat