2023 bie interesi për të investuar në energjinë e diellit, cilat janë arsyet?

Shqipëria

2023 bie interesi për të investuar në energjinë e diellit, cilat janë arsyet?

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 22:37
Foto nga studio

Kriza e çmimeve të energjisë elektrike gjatë 2021-2022 ishte shkaku kryesor pse bizneset i kthyen sytë nga energjia e rinovueshme, konkretisht në instalimin e paneleve fotovoltaike. Por viti që lamë pas na jep një tjetër panoramë. Anduel Çekrezi, sipërmarrës dhe njëherazi ekspert energjie, tha në emisionin “E-ZONE” se ka një stepje të bizneseve për të investuar në këtë drejtim.

Vitet e krizës së çmimeve u shoqëruan me një kërkesë të lartë për investime në këtë drejtim. Por viti që mbyllën na solli një tjetër panoramë. Për shkak se tregu nuk është më në emergjencë, çmimet janë stabilizuar, tregu shqiptar i është vogël,  bizneset janë stepur.

Nga ana tjetër këto investime realizohen me financim nga bankat. Fakti që normat e interesit u rritën janë një faktor më shumë që të ketë një rënie të interesit nga ana e biznesit, – u shpreh Çekrezi në Vizion Plus.

2023 u mbyll me rreth 1250 subjekte private, që e prodhojnë vet energjinë elektrikë nëpërmjet paneleve fotovoltaike. Në 2022 kjo shifër ishte 1200. Në total janë 160 ha sipërfaqe ku janë instaluar panele. Sipas ekspertëve sfida më e madhe e investimeve të tilla janë gjetja e tokës, pasi vendi ka probleme pronësie, ndërsa procedurat konsiderohen relativisht të thjeshta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat