Detaje të reja/ Një nga turistët e mbetur në Bogë ka thyer këmbën, ndërhyjnë autoritetet

Shqipëria

Detaje të reja/ Një nga turistët e mbetur në Bogë ka thyer këmbën, ndërhyjnë autoritetet

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 23:00
Bogë

Një grup prej 5 turistësh që mbetën të bllokuar në një pikë turistike në Bogë të Shkodrës. Ata janë nisur në orët e paradites për eksplorim, por në zbritje njëri nga udhëtarët ka rrëshqitur dhe ka thyer këmbën.

Dy prej turistëve arritën të zbresin, ndërsa tre të tjerët janë ende të izoluar. Autoritetet thonë se ata janë të paktën 1 orë larg.

Në ndihmë të tyre është nisur një grup i PMNZH i Komisariatit Policisë, autoambulanca me ekipin mjekësor si dhe dy grupe të ndërhyrjes se shpejtë të cilët u janë afruar alpinistëve.

Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile se bashku me Shërbimin e Kërkim Shpëtimit Malor ka arritur t’i japë ndihmën e pare turistit dhe pasi e kane vendosur ne barelën speciale për te tilla raste dhe kane filluar procedurën e zbritjes nga mali.   

Burime nga policia thanë se terreni në Bogë është mjaft i thyer dhe ka shumë akull. Forcat e Sigurisë Kombëtarë dhe forca të policisë janë nisur në ndihmë të tyre.

Nuk dihet saktësisht vendi se ku kanë mbetur të bllokuar turistët, por supozohet se forcat e policisë dhe Sigurisë Kombëtare do të jenë pranë tyre brenda 2 orësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat