Zbardhet shpërthimi me tritol në zyrën e noteres në Tiranë, kush janë të arrestuarit

Shqipëria

Zbardhet shpërthimi me tritol në zyrën e noteres në Tiranë, kush janë të arrestuarit

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Policia Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 30 janar në ish-Bllok, ku në ambientet e zyrës së noteres Esmeralda Dauti shpërtheu një sasi lënde plasëse e llojit tritol.

Në lidhje me këtë ngjarje policia bën me dije se arrestoi të dielën shtetasit Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër, Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës dhe Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas të tjerë.

Personat e arrestuar kanë vendosur sasinë e tritolit në zyrën e noteres dhe më pas janë larguar me një motomjet në zonën e Farkës, ku kanë braktisur motorin dhe janë larguar me një mjet tip “Audi”.

Ata dyshohet nga policia se e kanë kryer aktin kundrejt pagesë, të vënë nga persona të tjerë. Policia po vijon punën për zbardhjen e motiveve të ngjarjes dhe personave të tjerë të përfshirë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2023, në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive.

Nga veprimet hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas e kanë vendosur lëndën eksplozive, kundrejt pagesës. Vazhdon puna hetimore dhe gjurmuese për zbulimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të porositësve.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijojnë punën intensive për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat