Mediu tregon si duhet të jetë aksioni i opozitës: Kemi harruar të komunikojmë me qytetarët

Shqipëria

Mediu tregon si duhet të jetë aksioni i opozitës: Kemi harruar të komunikojmë me qytetarët

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 13:25
Foto nga studio

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se opozita nuk mund të protestojë rreth individëve apo për interesa pushteti.

Në një intervistë në “Breaking” në Top News, ai thekson se opozita duhet të rikthejë komunikimin me qytetarët dhe jo ti thërrasë ata vetëm për protesta.

A ua dinë për nder politikanët shqiptarë,kur ju loboni që ata të takohen me kongresmenë amerikanë?

Nuk është çështje nderi. Ka pasur raste kur kam qenë me “udhëheqës të mëdhenj” që presin fotografinë për të dalë që kanë qenë ata vetëm me kongresmenët amerikane.

Pra ju kanë hequr ju nga foto?

Po ka ndodhur. Janë njerëz që e shohin botën rreth e rrotull vetes së tyre.

Opozita duhet të vijojë me protestat? Jepni ju mendimet tuaja gjatë mbledhjeve të grupit?

Jap ndonjëherë deri në bezdi. Opozita duhet të ngrejë nivelin e saj të marrëdhënieve politike. Prandaj kemi propozuar ngritjen e një federate, duke u bashkuar rreth ideve jo individëve. Duhet ta nisim këtë federatë qoftë edhe me më pak parti politike për të bashkuar më pas gjithë opozitën. Në Uashington u pa interesi i zyrtarëve të SHBA-së për të folur me përfaqësues të opozitës, Bardhi apo Çupi. Kjo marrëdhënie duhet rritur edhe në BE. Nuk mund ti thërrasim qytetarët që vetëm të vijnë dhe të protestojnë, por të shkojmë dhe të flasim me qytetarët kush është e mirë dhe kush janë zgjidhjet tona. Opozita ka harruar komunikimin me qytetarët, ata duhen dëgjuar.

Jeni kundër këtij aksioni?

Nuk jam kundër, por është një element. Ne nuk jemi strukturë protestash, por strukturë politike. Nuk mund të jetë protesta as rreth individësh, as rreth interesash pushteti. Duhet të jetë rreth interesit të ndërtimit të një shteti. Protesta duhet ndërtuar për funksionimin kushtetues të shtetit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat