“Nuk kemi alternativë”, Rakipllari i përgjigjet Xhaferajt: Bardhi nga takimi në Washington, i shkoi Berishës në ballkon

Shqipëria

“Nuk kemi alternativë”, Rakipllari i përgjigjet Xhaferajt: Bardhi nga takimi në Washington, i shkoi Berishës në ballkon

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 22:40
Xhaferaj, Rakipllari

Keqardhjes së deputetit Ferdidand Xhaferaj se shqiptarët nuk kanë alternativë, Robert Rakipllari iu përgjigj me shprehjen se nga takimi me Esocbarin në Washington, Bardhi i shkoi Berishës në ballkon.

“Vendi ka opozita, por është e trishtueshme që nuk kemi alternativë. Duhet të kthehet në alternativë dhe ky është problem madhor. Të flasim hapur. Nëse sot është rast i parë dhe shumë i radhë që ka debate ku ka përfaqësues të opozitës dhe qeverisë”-tha Xhaferaj në Top Story.

“Çfarë faji të ka, nga Escobari shkon të ballkoni i Berishës. Nuk ka faj Berisha në këtë histori”-ishte përgjigja e drejtorit të informacionit në TCH, Robert Rakipllari.

Nga ana tjetër, ministri Manja iu përgjigj pyetjes së Xhaferajt për arritjet e qeverisë ndër vite.

“Të kritikosh Edi Ramën sot për liberalizëm takik, drejt mandati të katër nuk e di. Çfarë duan këta tu lëmë pushtetin. Shqiptarët nuk mendojnë si Z. Xhaferi dhe opozita. Kemi shtruar trefishin e rrugëve, në 2023 kapëm 10 mln turistë, trefishi katër mandate bashkë të opozitës. Por këto nuk vijnë në NJË Shqipëri që i ka ngel ora, por në një Shqipëri evropiane. Flet opozita për drejtësi dhe luftë te korrupsioni, nga takimi me Eskobarin shkon te rruga e shpresës”-tha Manja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat