‘Paratë e inceneratorëve minojnë demokracinë’/ Bushati: Anatemimi i Ahmetajt nga mediat, kur u ngrit kundër Ramës

Shqipëria

‘Paratë e inceneratorëve minojnë demokracinë’/ Bushati: Anatemimi i Ahmetajt nga mediat, kur u ngrit kundër Ramës

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 23:54
Arben Ahmetaj

Në Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Andi Bushati ka folur për anatemimin e mediave ndaj Arben Ahmetaj në momentin që denoncoi aferën e inceneratorëve.

Sipas Bushatit, të njëjtat media që e bënin hero Arben Ahmetajn, për vaksinat apo për rindërtimin, sot që u ngrit kundër Edi Ramës dhe lekëve të inceneratorëve me të cilat mban pushtetin Edi Rama, dhe ai nuk quhet asnjë gjë Arben Ahmetaj, e anatemojnë nga mëngjesi deri në darkë.

Bushati: Na kanë vjedhur rëndshëm me inceneratorët. Por vlera shkon përtej, se kur dimë pastaj se me paratë e inceneratorëve kanë paguar dhe mediat dhe kanë paguar edhe zgjedhjet, kjo bëhet shumë. Është një vjedhje që po minon dhe demokracinë dhe në këtë kuptim treguesi më i mirë i kësaj janë mënyra se si po sillet media. Nuk hapja dot televizorin disa kohë, u bë ca kohë Arben Ahmetaj si Erio Veliaj, po sigurojmë vaksina, po shpëtojmë jetët e shqiptarëve dhe këto media që sot e anatemojnë, njeriu i rindërtimit, sa e bukur u bë Shqipëria, pra këto media edhe në rastin e parë dhe tani që e shajnë Ahmetajn i kanë paguar të njëjtët inceneratorë.

Vërtetë lekët na i kanë vjedhur por me këto lekë që na kanë vjedhur i kanë bërë edhe thika për të na vrarë tani. Të grijnë me media, të grijnë me SPAK tani të asgjesojnë dhe zgjedhjet me këto dhe ky është treguesi më i qartë, të njëjtat media që e bënin hero Arben Ahmetajn, sot që u ngrit kundër Edi Ramës dhe lekëve të inceneratorëve me të cilat mban pushtetin Edi Rama, dhe ai nuk quhet asnjë gjë Arben Ahmetaj, e anatemojnë nga mëngjesi deri në darkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat