‘Pse po hesht SPAK?’ Burimi për deklaratat e Ahmetajt: Çfarë i kushton drejtësisë të hetojë?

Shqipëria

‘Pse po hesht SPAK?’ Burimi për deklaratat e Ahmetajt: Çfarë i kushton drejtësisë të hetojë?

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 23:59
Arben Ahmetaj

Gazetari Genc Burimi ka diskutuar rreth heshtjes së SPAK dhe qeverisë pas deklaratave shokuese të Arben Ahmetajt. Në një lidhje me Skype për Çim Peka Live në Syri Tv, Burimi shprehet se tashmë SPAK duhet ta kishte marrë këtë çështje shumë seriozisht.  

"Mund të bëhej me Skype nga ana e SPAK-ut. Ai tha tre gjëra që ne na shokojnë e na bëjnë të pyesim veten ku është SPAK? Ku është drejtësia?

E para, kërcënimi me vdekje ku bëri iluzione se vrasësit me pagesë mund të ishin Rama. Mund të jenë thashetheme, mund të jenë gjëra koti por i takon drejtësisë të hetojë.

Pika e dytë ishte historia e 60 milionshit. Nuk ka rëndësi që në një fushë futbolli ekipi kundërshtar totë penallti apo jo,  ti i thua arbitrit shiko imazhin  mos shif atë që ankohet.

Se kuptoj se çfarë i kushton SPAK-ut ta ngrejë këtë pyetje dhe të kërkojë ku është 60 milionshmi. Për më tepër, në momentin që flasim ne ende paguajmë 80 mijë euro në ditë për djegje plehrash në një incenerator që nuk është ndërtuar" u shpreh Burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat