“Jam Blerim Hoxha, personi që Ahmetaj shpifi për mua”, mesazhi i ardhur në emision për deklaratat e ish-zv.kryeministrit

Shqipëria

“Jam Blerim Hoxha, personi që Ahmetaj shpifi për mua”, mesazhi i ardhur në emision për deklaratat e ish-zv.kryeministrit

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 00:00
Arben Ahmetaj

“Po i pyes gazetarët që rrinë tek SPAK, pse një biznesmen shqiptaro-zvicerian ka 40% të inceneratorit të Tiranës? Blerim Hoxha i ka me letra. Çfarë ka bërë kjo kompani? Si i ka marrë dhe si i ka paguar? Çfarë lidhjesh ka me me qeveritarët dhe biznesin në Shqipëri”, ka qenë kjo deklarata e ish-zëëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në një intervistë të dhënë për gazetarin Çim Peka në “Syri Tv”.

Në lidhje me këtë deklaratë, para se të niste emisioni “Opinion” në Tv Klan, drejtuesit të emisionit Blendi Fevziut i ka ardhur në mesazh nga një person i cili pretendon se është Blerim Hoxha, i cili ka përgënjeshtruar atë që ka thënë Ahmetaj duke e quajtur “shpifje”.

Blendi Fevziu: Emri i këtij personi del për herë të parë. Unë vetëm për pak sekonda para se të nisja emisionin, mora një mesazh nga një numër zvicerian, pretendohet se është personi se unë nuk e verifikoj dot, i cili më thotë që nuk është e vërtetë dhe më ka dërguar një deklaratë që nuk e shpjegoj dot në emër të kujt është. Zotëria më thotë që ky është dokumenti zyrtar i kompanisë.

Mesazhi nga personi që pretendon se është Blerim Hoxha:

“Jam Blerim Hoxha, personi që më përmendi Arben Ahmetaj dhe që shpifi për mua. Jepe dokumentin zyrtar të kompanisë të lutem.”

Gjithashtu, një deklaratë nga kompania ka ardhur në adresë të emisionit “Opinion”, ku hedh poshtë deklaratat duke thënë se Blerim Hoxha nuk ka asnjë lidhje me to.

“Të nderuar zotërinj. Zbuloj me habi të madhe informacione të rreme për “Icare Group dhe zotin Blerim Hoxha në disa lajme shqiptare. Në Maj 2022 Icare Holding SA u mandatua me qëllim që të ndërtonte një impiant në Tiranë me kushtin që Icare Holding SA të sillte financimin. Financimi i impantit nuk pati sukses dhe për këtë arsye, Icare Holding doli nga projekti në Nëntor 2023. Blerim Hoxha nuk është punonjës dhe as aksioner në Icare Holding. Blerim Hoxha nuk ka luajtur asnjë rol në këtë projekt të ndërprerë. Icare Holding ka një kompani në Shqipëri të quajtur Icare Energy Sha.a. Kjo kompani nuk ka asnjë lidhje me projektin Waste to Energy. Ne rezervojmë të gjitha të drejtat tona në gjykata kundër informacionit të rremë që cënon reputacionin e grupit”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat