Municion luftarak pa leje dhe faqe bastesh në celular, në pranga 49-vjeçari

Shqipëria

Municion luftarak pa leje dhe faqe bastesh në celular, në pranga 49-vjeçari

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 08:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 49-vjeçar në qytetin e Durrësit është arrestuar këtë të mërkurë pasi nga kontrollet e policisë të bëra në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, atij ju gjetën në banesë municion luftarak e gjithashtu në celular ju gjetën faqe aktive për baste.

Pas kontrollit në banesë Ylli Agasi, ka përfunduar në pranga, ndërsa i janë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 773 fishekë luftarak dhe celulari i të arrestuarit.

Njoftimi i policisë:

Nga kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me qëllim goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan se shtetasi Y. A. posedonte në ambientet e banesës së tij, në lagjen nr. 10, qindra fishekë luftarak, pa leje.

Gjithashtu, nga verifikimet u konstatua se ky shtetas kishte në celular, faqe online aktive, të cilat i përdorte për të vënë baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi Y. A., 49 vjeç, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 773 fishekë luftarak dhe celulari i 49-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat