Dritë jeshile për amnistinë! Ministri Ulsi Manja: Kemi mbipopullim në burgje. Alibeaj me amendament

Shqipëria

Dritë jeshile për amnistinë! Ministri Ulsi Manja: Kemi mbipopullim në burgje. Alibeaj me amendament

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 15:33
Ulsi Manja

Në komisionin parlamentar të ligjeve u diskutua projektligji amnistisë, përmes të cilës pritet të përfitojnë rreth 700 të dënuar, përfshi 2500 persona në shërbim prove.

Ministri drejtësisë Ulsi Manja foli me tone shqetësuese, për mbi-popullimin në burgje, ku numri të burgosurve në total ditën e djeshme mbërriti në 5.818 nga të cilët 3.158 janë të paraburgosur.

“Duhet të kishim 600 të paraburgosur nëse do t’i referohemi normave të BE-s”, tha Manja.

Sekretari i përgjithshëm i PD Enkelejd Alibeaj depozitoi këtë amendament thelbi të cilit është dhënia anmisti edhe për veprat penale të kryera gjatë tubimeve ose protestave politike dhe qytetare të organizuara në periudhën 01.10.2018 – 31.12.2020.

Shprehu edhe këtë shqetësim në formën e pyetjes për ministrin Ulsi Manja.

Alibeaj: Mes rreshtave të amnistisë mos vallë përfiton një apo dy persona të njohur?

Manja: Me bindje jo. Absolutisht.

Deputeti socialist Eduard Ndreca tha se duhet të shikohet mundësia e përfshirjes për personat që i janë shmangur drejtësisë. Ndërsa kolegu i tij Xhemal Qerfalia, theksoi nevojën e përfshirjes në amnisti të dënuarve për ndërtime pa leje në zonat rurale. Kryetarja e komisionin Klotilda Bushka se gratë deputete do të rishikojnë projektligjin pasi duhet të përfitojmë edhe më shumë gra e të mitur.

Ky komision do t’i vijojë diskutimet javën e ardhshme.

Përfshirja e deputetëve demokrat Ferdinand Xhaferri dhe Enkelejd Alibej, me dy amendamente dhe sinjalet e dhëna nga shumica socialiste për ti pranuar, janë tregues  domethënës, se jemi shumë pranë të siguruarit të 84 votave për miratimin e kësaj amnistie. Megjithatë duhet pritur seanca plenare kur do të votohet në një kohë kur Gazment Bardhi e ka kushtëzuar votën e deputetëve të tij me ngritjen e komisioneve hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat