Elbasan/ Gjenden predha të vjetra luftarake në Xibrakë

Shqipëria

Elbasan/ Gjenden predha të vjetra luftarake në Xibrakë

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Predha të vjetra luftarake janë gjendur në fshatin Xibrakë në qarkun e Elbasanit.

Policia bën me dije se shtetasi M. P., me detyrë inxhinier i firmës ndërtuese që kryen punimet në rrugën “Elbasan-Librazhd”, ka njoftuar Policinë se gjatë punimeve, në fshatin Xibrakë, janë gjetur disa predha të vjetra luftarake.

Policia ka kryer veprimet për këtë rast dhe ka njoftuar shërbimet e specializuara për demontimin e predhave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat