Tensionet Serbi-Kosovë/ Hasani: Nuk mjafton dënimi i Banjskës, nuk duhet të përsëritet

Shqipëria

Tensionet Serbi-Kosovë/ Hasani: Nuk mjafton dënimi i Banjskës, nuk duhet të përsëritet

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 14:52
Ministri i Punëve të Jashmte Igli Hasani

Ministri i Punëve të Jashmte Igli Hasani ka reaguar me anë të një postimi në platformën “X” duke u shprehur se nuk mjafton vetëm dënimi i sulmit të Banjskës, por duhet të sigurohemi që një gjë e tillë të  mos ketë përsëritje.

Duke iu referuar fjalës së mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Linda Thomas-Greenfield, Hasani tha se ndërkohë që ka kërcënime ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës, Shqipëria do qëndrojë krah saj në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm.

"Siç edhe Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, vuri dje në dukje në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se ka “kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës”.

Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë.

Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë të këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat