SPAK kërkoi zgjatjen me 3 muaj të hetimit për dosjen e sterilizimit, ja vendimi që mori GJKKO

Shqipëria

SPAK kërkoi zgjatjen me 3 muaj të hetimit për dosjen e sterilizimit, ja vendimi që mori GJKKO

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 15:07
SPAK

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e SPAK për zgjatjen e afatit të paraburgimit për personat nën hetim për koncesionin e sterilizimit, Klodian Rjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.

GJKKO pranoi që hetimi për këtë dosje të zgjatet me 1 muaj e 15 ditë, jo 3 sa kishte kërkuar SPAK.

Njoftimi i GJKKO

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mw datw 06.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zgjatjen e afatit të paraburgimit me tre muaj për personat nën hetim Klodian Rjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 264 pika 2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 95, datë 09.02.2024, vendosi:

Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Zgjatjen e afatit të paraburgimit për një periudhë 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, për personat nën hetim Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, duke filluar ky afat nga data 02.2024 deri në datën 01.04.2024.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 09.02.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat