Paloka lë gjithçka hapur për protestën e 20 shkurtit: Popullin një herë e drejton, një herë të drejton. Çfarë ndodh ditën e vizitës së Blinken në Tiranë

Shqipëria

Paloka lë gjithçka hapur për protestën e 20 shkurtit: Popullin një herë e drejton, një herë të drejton. Çfarë ndodh ditën e vizitës së Blinken në Tiranë

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 22:55
Edi Paloka

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, deklaroi se opozita duhet të radikalizojë qendrimet, në mënyrë që të arrijë qëllimin për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Rama.

“Ne i kemi provuar të gjitha, edhe rrugën e butë, edhe të alternativës. Vjen Rama dhe ble zgjedhjet. Përderisa nuk bëhen zgjedhje, rregjimi nuk rrëzohet me votë. Prandaj duhet revolta.”- deklaroi Paloka në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

I pyetur, nëse kjo është rruga e duhur, megjithëse PD s’ka përfituar asnjëherë asgjë nga protestat, zoti Paloka ishte i drejtëpërdrejtë në përgjigje.

“Pa protesta nuk ke rrugë. Je jashtë rruge. Njerëzit janë sot në situatë diktature, poëshpërisin në vesh, kur flasin kundër Ramës. Kanë frikë ta shprehin. Prandaj them, absolutisht duhet radikalizuar. Nëse ne nuk reagojmë, edhe për faktorin ndërkombëtar, do të thotë që jemi në rregull. Një popull që i rrisin taksat, i shkatërrojnë shtëpinë, i vjedhin votën dhe rri, atëherë ata mendojnë se gjërat janë në rregull. Reagimi është i domosdoshëm. Kështu u jep shpresë njërëzve dhe merr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar.-u shpreh Edi Paloka.

Gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, foli edhe për vizitën e pritshme në Tiranë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, i cili shpalli Sali Berishën non grata në maj 2021.

“Për vizitën e Sekretarit të Shtetit, mos ta quaj skandal, por në ditën që vjen Sekretari i Shtetit këtu, ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, dëshmon në Uashington DC se e ka korruptuar kryeminstri shqiptar”. – theksoi Edi Paloka.

Deputeti i PD u përket atyre politikanëve që shpresojnë se me rikthimin e Donald Trump diçka mund të ndryshojë në politikën amerikane për Shqipërinë dhe opozitën, pasi besojnë se shpallja non grata nga administrata aktuale ka ndodhur për shkak të lobimit të

Edi Ramës përmes George Soros. “Nuk është sekret që Soros kontrollon një pjesë të Departamentit të Shtetit. Uroj që fitorja e Trumpit të na kthejë dhe Amerikën që adhurojmë. Por dua të theksoj se,nëse ne presim që të na e sjellin ndryshimin ndërkombëtarët, pa lëvizur ne, atëherë jemi duke fjetur si Luli.

Edhe kur të vijë Trump, po s’lëvizëm ne, asgjë nuk ndodh. Do të ndikojë, sepse, për fat të mirë, Trump ka një konflikt me Sorosin dhe mund të na japë një dorë, po nuk pres që, pa lëvizur ne, të ndodhë gjë.”-tha Edi Paloka në emisionin “Pa Censurë”.

Protesta e 20 shkurtit është akti i parë joformal i bashkimit në PD. Për herë të parë që kur u ndanë në kampe të ndryshme pas vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, deputetët e përfaqësuar nga Gazment Bardhi kanë rënë dakord të punojnë së bashku për organizimin e protestës me deputetët që mbështesin zotin Berisha.

Këtë e konfirmol në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka. Të hënën është thirrur një mbledhje e Këshillit Kombëtar për protestën dhe ky është rasti që për herë të parë grupi parlamentar, i përfaqësuar nga zoti Bardhi, të marrë pjesë në mbledhje në selinë e PD.

“Besoj se ditën e mbledhjes do të ketë diçka edhe lidhur me bashkimin e PD. Në qendër do të jetë 20 shkurti, por ftoj edhe deputetët e tjerë që do të jenë pjesë e përgatitjes së 20 shkurtit, dhe këtu kemi rënë dakord, që të marrin pjesë.”- tha Paloka për RTSH.

Por çfarë do të ndodhë në 20 shkurt, përveç demonstrimit të revoltës me prani qytetare? Edi Paloka u rezervua të japë një përgjigje të qartë, siç ndodh gjithmonë në të tilla raste, por ai citoi kryetarin Berisha për të krijuar një ide se 20 shkurti, ndoshta nuk do të jetë xhiroja e radhës në bulvard. “E ka thënë Berisha, “popullin një herë e drejton, një herë të drejton”.

Në 32 vite, kam marrë pjesë në shumë protesta dhe kam përfunduar në burg, kur i drejtoja protestat. Dhe nga eksperienca mund t’ju them qëështë e vërtetë kjo që thotë Berisha. Çdo gjë mund të ndodhë.”- tha Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat