Zjarri pranë fshatit Gllavë në Memaliaj, dyshohet se është vendosur nga gjahtarë të paligjshëm!

Shqipëria

Zjarri pranë fshatit Gllavë në Memaliaj, dyshohet se është vendosur nga gjahtarë të paligjshëm!

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 19:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Pranë fshatit Gllavë në Bashkinë e Memaliajt një zjarr që mendohet se është vendosur nga gjahtarë të paligjshëm të zonës ka marrë përmasa të rrezikshme.

Zjarri ka përfshirë një masiv me pisha dhe gjendet pranë zonës së banuar.

Banorët kanë njoftuar se nul kanë mundësi të ndërhyjnë vetë dhe presin mbërritjen e zjarrfikësve nga Tepelena e Gjirokastra.

Zjarri besohet se është vendosur për të shtyrë drejt kurthit të gjahtarëve një tufë derrash të egër për të cilët ndalohet gjuetia.

Zjarri ka dëmtuar edhe rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Dhe aktualisht disa fshatra janë në ërrësirë dhe të kërcënuar nga zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat