Nikolin Jaka “gllabëron” 140 MLN nga Spitali Psikiatrik Vlorë

Shqipëria

Nikolin Jaka “gllabëron” 140 MLN nga Spitali Psikiatrik Vlorë

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 19:52
Ilustrim

Nikolin Jaka vazhdon të mbetete ndër oligarkët e preferuar të qeverisjes ngjyrë rozë.

Prej vitesh ai ka gllabëruar miliona e miliarda lekë si për furnizim me ushqime ashtu edhe për lavanderi në institucionet shtetërore, kryesisht spitale apo burgje.

Në rastin konkret Nikolin Jaka sapo ka futur në xhepat e tij plot 140 milionë lekë të vjetra me TVSH nga Spitali Psikiatrik i Vlorës.

Bëhet fjalë për tenderin që mban numrin e referencës REF-93728-01-24-2024 dhe ka si objekt “Shërbimi Lavanterisë Dhe Zëvendësimi Me Inventar të Imët”.

Fondi limit është caktuar të jetë në vlerën 12,033,840 lekë të reja pa TVSH ose rreth 144 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por nëse shfletojmë dokumentacionin e kësaj procedure dalin në pah edhe abuzimet.

Shikohet se në tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani.

Por njëra prej tyre nuk ka paraqitur thuajse asnjë nga dokumentacionet e kërkuara në kriteret e tenderit.

Kuptohet që pjesëmarrja ka qenë fiktive, sa për numër, për të krijuar idenë se gjoja ka patur konkurrencë.

Si përfundim fituese është shpallur firma AGS në pronësi të bashkëjetueses së Jakës, Alma Tafani, për vlerën 11,986,338 lekë të reja pa TVSH ose gati 140 milionë lekë të vjetra me TVSH. Alma Tafani është ndërkohë edhe ish-bashkëshorte me letra e Nikolin Jakës.

Kuptohet qartë se na fakt pas kësaj kompanie është vetë Nikolin Jaka. Nga ana tjetër dyshimet shtohen akoma më shumë kur vihet re se vlera fituese është sa 99.6% e fondit limit të tenderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat