A e ka kërcënuar Ahmetajn? Ja si përgjigjet Rama

Shqipëria

A e ka kërcënuar Ahmetajn? Ja si përgjigjet Rama

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 11:29
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigj asnjë pyetje në lidhje me deklaratat e ish-zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj.

Në fillim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama foli për gazetarët, duke mos iu përgjigjur asnjë pyetje që lidheshin me intervistën e Ahmetajt.

“Është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh në lidhje me hapat e tjerë në funksion për të riorganizuar Partinë Socialiste”, tha Rama.

Kur u pyet nëse kishte kërcënuar ish-bashkëpunëtorin e tij, Rama vijoi “Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi të vetëdijshëm për hapjen e Partisë për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi sot këtu për të bërë një analizë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat