Vijon Asambleja e PS! Drejtuesit e qarqeve raportojnë problematikat, zbulohet kërkesa e Ramës: Askush prej jush mos të më thotë…

Shqipëria

Vijon Asambleja e PS! Drejtuesit e qarqeve raportojnë problematikat, zbulohet kërkesa e Ramës: Askush prej jush mos të më thotë…

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 13:56
Edi Rama

Asambleja Kombëtare Socialiste vijon ende mbledhjen me dyer të mbyllura.

Në një asamble të fokusuar në gjendjen të cilën ndodhet baza socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë një kërkesë.

“Askush prej jush mos të më thotë se Partia Socialiste do të vijojë të fuqizohet përmes punësimeve”, zbulohet të ketë thënë Rama, sipas gazetarit Muhamed Veliu.

Deri tani kanë raportuar qarqet Tiranë, Berat, Shkodër dhe Lezhë, ku janë evidentuar problematika të ndryshme dhe janë lënë detyra për t’u korrigjuar. Në këto momente është duke u raportuar performanca e qarkut Fier.

Në një prononcim më herët për mediet pas zbritjes nga autokolona, Rama theksoi se në këtë Asamble nuk do të ketë ndryshime, por se do të bëhet një analizë të situatës ku ndodhet partia.

Rreth 400 anëtarët e Asamblesë, përfshi kryeministrin Rama, ministrat dhe deputetët janë pjesë e takimit të sotëm me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS. Në një njoftim gjatë ditës së djeshme, anëtarëve iu komunikua se pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat