Gazment Bardhi rikthehet në PD, mban për herë të parë mbledhjen e grupit në selinë blu që pas ndarjes së demokratëve

Shqipëria

Gazment Bardhi rikthehet në PD, mban për herë të parë mbledhjen e grupit në selinë blu që pas ndarjes së demokratëve

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 22:31
Gazment Bardhi rikthehet në PD, mban për herë të parë mbledhjen e grupit në selinë blu që pas ndarjes së demokratëve

E hëna pritet të sjellë një zhvillim të ri brenda kampit opozitar.

Pas dy vitesh ndarje, grupi parlamentar demokrat do të mblidhet për herë të parë në selinë qëndrore të Partisë Demokratike.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!”, thuhet në mesazhin qe Gazment Bardhi iu ka dërguar deputetëve te grupit, raporton Top Channel.

Sinjalet për bashkimin e demokratëve u dhanë fillimisht nga Rithemelimi, i cili njoftoi një mbledhje të Këshillit Kombëtar për ditën e shtunë l, të cilën në mënyrë të beftë e anulloi.  Por, një  mesazh i dytë mbërriti shumë shpejt në aparatet  celulare te anëtarëve të Këshillit, ku u thuhej se takimi  shtyhej për pasditen e së hënës, në seli për arsye  te rëndësishme, pa dhënë me shumë detaje.

“Te nderuar, antare te Keshillit Kombetar !

Duke kerkuar ndjese , ju njoftoj se mbledhja e caktuar per te shtunen , per arsye te rendesishme , do te shtyhet  te henen me date 12 shkurt , ora 17.00. Ju pershendes!”, thuhej në mesazhin e shpërndarë anëtarëve të Këshillit siguruar nga Top Channel.

Skenari i protestës së 20 shkurtit, do jetë kryefjale e  mbledhjes  së Këshillit Kombëtar,  ku është lënë një derë  hapur edhe për deputetët e grupimit Bardhi. Këta të fundit edhe pse  sipas parashikimeve në  statutin Berishës janë automatikisht pjesë e këtij organi, nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje te tij, por, dita e hënë shihet si një mundësi e mirë nga Rithemelimi që ata të bëhen bashkë për këtë qëllim.

Gazetarja e e Top Channel Elda Menga ka mesuar se deputetët e Rithemelimit në mbledhjen e grupit që do mbahet në selinë e PD,  kanë në plan të ftojnë kolegët e tyre jo vetëm për të qënë fizikisht në  shesh, por edhe për të punuar bashkë në terren për organizimin e protestës së 20 shkurtit.

Hapi i parë i bashkimit,  u hodh të hënën e 5 shkurtit, ku për herë te parë deputët që ndjekin Gazment Bardhin, u shfaqën në protestën e organizuar nga Rithemelimi, që u zhvendos brenda pak minutash, nga selia e Parlamentit tek rrugica e Sali Berishës. Akulli mes palëve u shkri dhe lideri në izolim,  nxitoi të thërrasë një protestë kombëtare me 20 shkurt ne orën 17.30 poshtë zyrës se Edi Ramës, e cila ndodhet pak metra larg banesës  së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat