Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, vihet në pranga shoferi! Nën hetim një tjetër person, humbi kontrollin e automjetit

Shqipëria

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, vihet në pranga shoferi! Nën hetim një tjetër person, humbi kontrollin e automjetit

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, pasi rezultoi se ishte i dehur.

Pas kontrolleve të kryera nga policia rezultoi se personi me iniciale Sh. Sh., banues në fshatin Kosmaç, drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit.

Ndër të tjera një 65-vjeçar me iniciale S. Rr. është nën hetim pasi humbi kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeri, shtetasi M. G.

Gjatë natës, në lagjen “Qemal Stafa”, është vjedhur kroskoti i automjetit në pronësi të 38-vjeçarit F. Rr. Autori/ët ende të pa identifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat