Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dënimin e ish-kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit

Shqipëria

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dënimin e ish-kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 15:18
Fran Tuci.

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e ish-kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci.

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg ish-kryebashkiakun duke e gjetur fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Sipas SPAK, kryebashkiaku lejoi ndërtimin e një rrugë rurale, duke i shkaktuar një dëm natyror që kap vlerën e 234 mln lekëve ose 2 mln euro.

Njoftimi për mediat:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 12.02.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 09 akti, datë 10.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit F.T., N.M., D.M., kundër vendimit nr. 62, datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 62 datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen ankuesit F.T.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat