“Demokratët duan bashkim”, Salianji: Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë, sot hapi i parë…

Shqipëria

“Demokratët duan bashkim”, Salianji: Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë, sot hapi i parë…

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 16:02
Ervin Salianji

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka përshëndetur ndryshimin e ri brenda kampit opozitar, ku pas dy vitesh grupi që u mblodh për herë të parë në selinë qendrore të PD dhe njoftoi bashkimin.

“Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim! Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës! Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bëjmë sot, asgjë më shumë. Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsioni dhe sundimi i Ramës!”-shkruan Salianji.

Pas dy vitesh ndarje, grupi parlamentar demokrat u mblodh në selinë qendrore të PD nën kryesimin e Gazmend Bardhit, i cili njoftoi bashkimin përmes një deklarate për shtyp. Bardhi vuri theksin tek procesi i bashkimit, si rruga e vetme për një mendje racionale, duke lënë pas të shkuarën e hidhur të PD-së.

Ai tha se sot demokratët bëhen bashkë për të dalë në terren, për tu kthyer nesër në forcë udhëheqëse në qeveri. Ai nënvizoi disa linja ku duhet të ecë PD, duke nënvizuar orientimin pro-amerikan dhe pro europian dhe rrugëtimin që duhet të bëjnë bashkë demokratët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat