Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Hasani: Realizuam me sukses detyrat, treguam se edhe vendet e vogla mund të kontribuojnë

Shqipëria

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Hasani: Realizuam me sukses detyrat, treguam se edhe vendet e vogla mund të kontribuojnë

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 10:29
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani mori pjesë në takimin përmbyllës “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, kontribut për paqen dhe sigurinë globale gjatë kohërave më sfiduese”.

Hasani theksoi se mandati që mori Shqipëria erdhi në një kohë të vështirë për botën, megjithatë arriti t’i realizojë me sukses detyrat e saj.

“Kjo është një fushë ku edhe vendet e vogla mund të konkurrojnë me fuqitë e mëdha si të barabarta nëse iu jepet mundësia. Aty jemi të gjithë të barabartë të konkurrojmë. Besoj se kjo zgjedhje për të kontribuuar në KS me ide duke mbrojtur parimin e së drejtës ndërkombëtare ka qenë çelësi që Shqipëria diti të tregojë se edhe vendet e vogla ka se çfarë të tregojnë. Ne patëm mundësinë të punojmë për avancimin e axhencës së grave për paqe dhe siguri”, u shpreh mes të tjerash Hasani.

Ai u ndal edhe tek agresioni rus në Ukrainë, teksa shtoi se Shqipëria tregoi në Këshillin e Sigurimit gadishmërinë për të kontribuuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat