Kapet në flagrancë 43 vjeçari në Tiranë, ja për çfarë akuzohet

Shqipëria

Kapet në flagrancë 43 vjeçari në Tiranë, ja për çfarë akuzohet

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një 43 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës për drogë.

Policia njofton se 43 vjeçari u lokalizua dhe u ndalua teksa udhëtonte me automjetin e tij tip “Audi” në Sauk.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 43-vjeçarit dhe kontrollit në automjetin e tij, policia i gjeti sasi kokainë, 5350 euro, 2800 franga dhe 10 000 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat