Rama: Me teknologjinë e re mund të zgjidhim probleme të krimit e të korrupsionit

Shqipëria

Rama: Me teknologjinë e re mund të zgjidhim probleme të krimit e të korrupsionit

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 15:00
Tony Blair dhe Edi Rama

I ftuar së bashku me ish-kryeministrin britanik dhe mikun e çmuar Tony Blair, në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse, në një kohë kur Shqipëria renditet ndër vendet me rezultate të spikatura për qeverisjen digjitale.

Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij tha se nëse do të përdoret teknologjia mësuesit dhe mjekët nuk kanë asnjë arsye për t’u larguar nga vendi i tyre.

Mes tjerash ai theksoi se përmes teknologjisë së re mund të zgjidhim probleme të kriminalitetit dhe të korrupsionit.

“Ajo që përmendët për mësuesit dhe mjekët është një tjetër pjesë e bekimeve, sepse nënkupton që vende si Shqipëria përmes teknologjisë të marrin pjesë në një hapësirë të dijes më të mirë të botës. Kjo zgjidh  problemet që vendi jonë por dhe vendet tjera kanë me personelin. Gjithë Europa jugore po vuan nga mjekët pasi këta shkojnë në një vend tjetër. Dubai është një nga vendet më të sigurta në botë për shkak të teknologjisë. Përmes teknologjisë së re mund të zgjidhim probleme të kriminalitetit dhe të korrupsionit”-tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat