Rama në Bruksel takon Von der Leyen, flasin për integrimin e rajonit

Shqipëria

Rama në Bruksel takon Von der Leyen, flasin për integrimin e rajonit

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 21:35
Pamje nga takimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Bruksel, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.

Kryeministri Rama u takua sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Fokus i diskutimeve të takimit të Kryeministrit Rama me zyrtarët e lartë të BE-së do të jetë integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe plani i rritjes ekonomike, shkruan ATSh.

Takimi vjen disa ditë para organizimit të samitit për Ukrainën në Tiranë, që do të mbahet më datë 28 shkurt, ku për herë të parë vendin tonë do ta vizitojë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat